Google ADS

Sozia e aktorit të njohur amerikan Jake Gyllenhaal gjendet në Turqi!

08:40 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Aktori turk Caglar Ertugrul, ka një ngjashmëri të madhe me amerikanin Jake Gyllenhaal.

Madje, mund të themi se nëse shikojmë fotot e tyre, është vështirë t’i dallosh nga njëri tjetri. Caglar ka luajtur në shumë seriale, si: “Kurt Seit dhe Sura”, “Medcezir”, “Zonja Fazilet dhe të bijat”, etj.

Edhe pse me një diplomë për inxhinieri, Ertugrul ka arritur të jetë një aktor mjaft i suksesshëm.

Nga ana tjetër, Jake është një nga ata aktorë të cilët e ka të trashëguar talentin. Edhe babai i tij, është në botën e kinematografisë, konkretisht regjisor.

Pra, nuk kishte si të ishte ndryshe e ardhmja e Gyllenhaal. Megjithatë, dy aktorët, edhe pse vijnë nga botëkuptime të ndryshme, mund të zëvendësojnë mjaft mirë njëri tjetrin në rolet përkatëse.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme