Andrea Stramaccioni ka filluar ‘nxemjen’ për të marrë drejtimin e një tjetër skuadre, teksa këtë herë bëhet fjalë për një rikthim në Serinë A.
Ish trajneri i Interit është kontaktuar paraprakisht nga drejtuesit e Udineses, të cilët po mendojnë të shkarkojnë Oddon dhe dëshirojnë t’ia ofrojnë pankinën pikërisht Stramaccionit.
Udinese numëron 9 humbje radhazi dhe të mërkurën në mbrëmje mund ta çojë në 10 këtë shifër, pasi luan në transfertën e vështirë të ‘San Paulos’, ndaj Napolit.
Rezultatet e javëve të fundit kanë bërë që klubi friulian të përfundojë në zonën e ftohtë të renditjes, teksa në fundjavë do të presë Crotonen në një ndeshje direkte që do të vendosë shumë sa i përket qëndrimit të A.
Nga ana tjetër, Stramaccioni vjen pas një eksperiencë jo fort pozitive në kampionatin çek, te Sparta e Pragës dhe pankina e Udineses do të ishte një rikthim për të, pasi ka drejtuar friulianët edhe në sezonin 2014-2015.
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...