Patriarku i Rusisë, Kirill do të vizitojë në fund të muajit Shqipërinë, ku do të takohet me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Vizita do të zhvillohet nga data 28-30 Prill, ndërsa përveç Kryepeshkopit, Kirill do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, por edhe zyrtarë të tjerë, të lartë shtetërorë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë përgjegjësi i zyrës për shtyp të Patriarkatit të Moskës, Aleksander Volkov.
“Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.
Gjithashtu, theksohet se Patriarku rus Kirill dhe ai shqiptar, Janullatos, kanë një miqësi gati 50-vjeçare, të cilën e kanë ruajtur dhe forcuar gjithnjë e më shumë.
Kjo nuk është hera e parë që Janullatos dhe Kirill takohen së bashku, por është vizita e parë zyrtare e Patriarkut rus në Shqipëri./Top Channel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...