Rezultantja e gjuhës europiane në mbi 100 faqet e raportit për Shqipërinë ishte hartimi i tij sipas frymës së strategjisë së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perendimor.
Kjo vlerësohet pozitive nga ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një klimë ku vendet anëtare, ende skeptike, bëjnë që të mos flitet me siguri për hapjen e negociatave në muajin qershor.
“Shpresoj shumë në qershor, por në mos në qershor berenda këtij viti të paktën, kjo sigurisht që mbetet akoma për t’u parë”, shprehet Bregu.
Por, derisa Këshilli Europian të vendosë pro rekomandimit të Komisionit për nisjen e negociatave të anëtarësimit, por edhe gjatë negociatave, reforma në drejtësi nuk duhet të njohë kthim mbrapa.
“Një drejtësi dhe një gjyqësor i pavarur e ndan një herë e mirë kulturën e mosndëshkimit, i bën të gjithë të barabartë përpara ligjit, si trafikantin, ashtu edhe atë që mbështet trafikantin, lufton po njësoj një politikan apo një parti politike që ka probleme me financimin e parave, po ashtu si një qytetar që bën fshehje apo pastrim parash”, shpjegon Bregu.
Sundimit i ligjit dhe siguria lidhen me kapitujt 23 e 24 të negociimit për anëtarësim në BE dhe përbëjnë çelësin e vetëm për negociimin e kapitujve për fushat e tjera.
“Në rast se nuk ka progres të shënuar në këto dy kapituj, kanë të drejtë vendet anëtare që të kërkojnë pezullimin e procesit të negociatave”, thekson Bregu.
Shqipëria ka një avantazh në raport me vendet e tjera të rajonit. Duke miratuar reformën në drejtësi dhe nisur zbatimin e saj, ka kryer një pjesë të punës për kapitujt e shtetit ligjor, ende pa u hapur ngociatat./Top Channel
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...