Albert Krasniqi, njohës i legjislativit nga KDI ka thënë se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën e konfirmon gjendjen e pashpresë në vend.
Krasniqi përmes një postimi në facebook ka përmendur disa nga pikat e raportit duke thënë se Kosova është parajsë për politikanët e korruptuar të cilët mund të pasurohen shpejtë në kurriz të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën po e konfirmon gjendjen e pashpresë në vendin tonë.
Aty, ndër të tjera po thuhet që:
1. Korrupsioni është i përhapur;
2. Pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme nuk po konfiskohet;
3. Krimi i organizuar nuk po luftohet;
4. Gjyqësori është nën ndikimin e politikës;
5. Nuk ka ekonomi funksionale të tregut.
Praktikisht Kosova është parajsë për politikanët e korruptuar dhe kriminelët, të cilët mund të pasurohen shpejtë në kurriz të qytetarëve dhe askusht të mos i trazojë, pasi ata që duhet t’i luftojnë – gjyqësia – është nën kontrollin e tyre./
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...