Nga Berlini, ku ndodhet për disa takime në Bundestag, Lulzim Basha deklaroi se grupi më i madh parlamentar gjerman, ai i kancelares Angela Merkel është dyshues për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.
Por, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se nuk marrë asnjë sinjal skepticizmi nga Berlini. Duke folur në “Top Show” këtë të martë, ai thotë se ka zëra individualë në parlamentin gjerman që janë skeptikë, ndërsa njoftoi se javën e ardhshme do të ketë një takim të Kryeministrit Edi Rama me Angela Merkel.
“S’kam asnjë sinjal që Gjermania është skeptike. Javës tjetër do të ketë një takim Rama-Merkel. Në Gjermani ka deputetë të ndryshëm që kanë qëndrime të ndryshme, por është qeveria ajo që flet dhe përfaqëson shtetin në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Ministri i Jashtëm foli edhe për “peshqit e mëdhenj” dhe për çështjen “Tahiri”. Emri i ish-ministrit të Brendshëm është përmendur nga një deputet gjerman, që ngriti pikëpyetjen se përse nuk po arrestohet.
“Unë nuk jam Prokuror i Përgjithshëm për të folur për arrestimet. Sa i takon Tahirit, ai është nën hetim. Edhe për lajmet se një deputet i Bundestagut ka folur për arrestimin e Tahirit, po ju them që një deputet nuk mund të dalë të deklarojë që X apo Y të futet në burg”, tha Bushati.
Kryediplomati shqiptar thotë se mazhoranca nuk i trembet reformës në drejtësi.
“Ka qenë pjesë e programit tonë qeverisës dhe ne nuk i trembemi asaj”, thotë ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...