Kryeministri grek, Alexis Tsipras, në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë është shprehur se “aktualisht duhet të bisedojnë për çështjet se si të zhvillojnë fushën e turizmit të të dy vendeve dhe si të forcojnë tregtinë në Egje”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në ishullin Meis, ku Tsipras ndodhej për inagurimin e një impianti të trajtimit të ujërave të detit, kryeministri grek ka komentuar marrëdhëniet me Turqinë dhe situatën ekonomike të vendit.
Duke bërë të ditur se synojnë të bashkëpunojnë dhe së bashku të jetojnë në paqe, Tsipras tha se, “Ne nuk kërcënojmë askënd, por gjithashtu nuk frikësohemi nga askush”.
Tsipras rikujtoi se kryeministri turk, Binali Yıldırım, i ka përcjellur ngushëllime për pilotin grek që humbi jetën gjatë rrëzimit të një avioni luftarak, si dhe shtoi se, “Ky ishte një gjest i mirë dhe veprime të tilla duhet të vazhdojnë. Ne aktualisht duhet të bisedojmë për çështjet se si të zhvillojmë turizmin tonë dhe si të forcojmë tregtinë në Egje”.
Tsipras theksoi se Greqia ende është e fuqishme dhe se provokimet dhe agresiviteti nuk janë shenjë e fuqisë
Në lidhje me çështjet ekonomike të Greqisë, duke rikujtuar se ish-kryeministri grek, Yorgos Papandreu, në vitin 2010 po në ishullin Meis kishte deklaruar se ishin të detyruar të pranonin paketën e parë të shpëtimit, Tsipras tha se, “Tetë vite më pas vijmë në fund të kohërave të vështira, ku populli ynë ka përjetuar situatën e vështirë të memorandumeve. Ne jemi në kthesën e fundit për një dalje të pastër nga programet dërrmuese të shpëtimit që na kanë kushtuar kaq shumë”.
Tsipras tha se pas memorandumit drejtësia sociale do të jetë udhëzuesi më i rëndësishëm.
Greqia po planifikon të dalë këtë gusht nga programi i tretë i paketës së shpëtimit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...