Barça vazhdon e pamposhtur, vetëm një pikë ndaj Celta Vigos

22:52 | 17 Prill 2018
Arbresh Info

Barcelona ka arritur të siguroj vetëm barazim në takimin si mysafirë mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Celta Vigos, por ka thyer rekord duke vazhduar si e pamposhtur në 40 ndeshje radhazi.

Gjiganti katalunas ka barazuar me rezultat 2 me 2 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga në stadiumin Municipal de Balaidos kundër Celta Vigas që u tregua sërish problematike duke e ndalur edhe në takimin e dytë ndërmjet dy skuadrave brenda sezonit, shkruan portali arbresh.info.

Anësori i talentuar Ousmane Dembele hapi llogarinë e tij te Barcelona në La Liga me një supergol duke dërguar gjigantin katalunas në epërsi në minutën e 36′ pas asistimit nga Paco Alcacer. Por, Celta Cigo u rikthye në lojë duke barazuar shifrat për 1 me 1 në minutën e fundit të pjesës së parë përmes Jonny Castros.
Me inkuadrimin në lojë të Lionel Messit gjatë pjesës së dytë, skuadra e Ernesto Valverdes u rikthye në epërsi në minutën e 64′. Ishte Paulinho që riktheu në avantazh sërish “Blaugranët” duke shënuar me lehtësi nga afërsia pas asistimit nga Nelson Semedo.

Sidoqoftë, nikoqirët barazuan sërish shifrat për 2 me 2 në minutat e fundit të takimit duke realizuar përmes Iago Aspas. Skuadra e Juan Carlos Unzes madje kishte një shans të mirë për të përmbysur rezultatin, por Semedo shpëtoi liderin në La Liga.

Vlen të përmend që Barcelona luajti për 20 minuta me vetëm 10 lojtar në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Sergi Robertos.

Barcelona tani ka 83 pikë në krye të tabelës, 12 më shumë se rivali më i afërt – Atletico Madridi, ndërsa Celta Vigo qëndron në pozitën e nëntë me vetëm 44 pikë./arbresh.info/

Shikoni më poshtë të gjitha golat:

https://streamable.com/ehr29

https://streamable.com/m8n3j

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme