Nuk paraqitet në gjykatë nëna që akuzohet se deshi t’i çonte djalit drogë në burg

22:40 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Kirimane Qallaku, nëna që akuzohet se deshi t’i dërgonte kanabis djalit të saj brenda Qendrës Korrektuese, nuk është paraqitur në Gjykatë.

Sipas gjykatëses Naime Krasniqi- Jashanica, e njëjta ka pranuar ftesën e rregullt porse nuk e ka arsyetuar mungesën.

Aktakuza ngarkon Qallakun se më 4 shtator të vitit 2016 rreth orës 11:15, kishte shkuar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për ta vizituar djalin e saj, Mejdi Qallaku, i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër.

Sipas aktakuzës, gjatë kontrollimit nga gardianët, asaj i është gjetur një substancë narkotike e llojit kanabis me peshë të përgjithshme 3.31 + 0.0001 gramë, të cilën e kishte mbështjellë me qese najloni, duke e futur në ushqim- speca, për t’ ia dërguar djalit të saj.

Substancën e dyshuar zyrtarët policorë ia konfiskojnë.

Aktualisht, djali i saj, Mejdi Qallaku, sipas aktakuzës së Prokurorisë së bashku me dy të akuzuar të tjerë, ngarkohen me veprën penale vjedhje grabitqare të 700 eurove nga një market në Prishtinë./kallxo.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme