Rrëfimi i të mbijetuarit nga masakra: Përmbi trup kam pas shumë kufoma

21:52 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Në Poklek të Drenasit u përkujtuan 54 civilët e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës.

Leotrim Caraku i mbijetoi masakrës.

Atëbotë nëntë vjeç, ai e pa ekzekutimin e nënës, vëllezërve, familjarëve e bashkëfshatarëve nga forcat serbe.

“Përmbi shumë kufoma kam pas …s’di”, thotë ai për Klan Kosovën.

E Mehdi Muqollit i mbetën të vrarë e më pas të djegur gruaja me tre fëmijë, prej të cilëve më i vogli 10 muajsh.

Ai si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte shpresuar që i shpëtuan familjarët kur i nisën për në Drenas, një ditë para ndodhisë.

Në masakrën e Poklekut humbi edhe shkrimtari Ymer Elshani për të cilin u organizua ‘Sofra Poetike”.

Aty tani recituan nipërit e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme