Gjatë ditës së sotme, Bashkimi Evropian, ka publikuar Raportin e Progresit, për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për partinë më të madhe opozitare në vend, LDK-në, ky raport përshkruan saktësisht gjendjen në të cilën gjendet vendi.
“Kundërvënia e zyrtarëve të lartë shtetërore ndaj këtij raporti, me gjuhë të ashpër ndaj BE-së, nuk na ndihmon aspak”, thotë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
“Ne raport qartësohet se:
(I) Koalicioni qeverisës nuk i ka adresuar çështjet me rëndësi që janë të lidhura me progresin e Kosovës drejt BE-së dhe nuk ka arritur koncensus politik për çështjet e rëndësishme.
(II) Përpjekja për shfuqizim të Ligjit për dhomat e specializuara ka ngritur shqetësime serioze në Bruksel për gatishmërinë e shtetit të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare.
(III) Kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve kanë vazhduar.
(IV) Buxheti ka zhvilluar rregulla fiskale që e ruajnë qëndrueshmërinë fiskale, por shpenzimet për skema të caktuara në mënyrë të pakontrolluar po e rrezikojnë këtë stabilitet.
(V) Kosova nuk po bën progres në zbatimin e MSA-së”, ka shkruar Hoti në Facebook..
“Prandaj, vlerësoj se duhet urgjent të arrihet koncensus nacional për reformat që duhet të ndërmerren. Këto vërejtje të BE-së duhet të përbejnë platformën nacionale të veprimit të të gjitha forcave politike në vend, duke lënë anash rivalitetin politik ditor. Ndryshe, qytetaret nuk do të na falin”.
Hoti ka thënë se LDK-ja është e gatshme t’i prinë ndërtimit të platformës nacionale të veprimit për integrim në BE.
“Tryeza e partive politike, që e kemi propozuar, mund të shërbejë për:
(I) Ndërtimin e koncensusit nacional për temat e rëndësishme për të cilat nuk duhet të ketë rivalitet politik në zgjedhjet e parakohshme,
(II) Dakordimin e parimeve qeverisëse që do të respektohen nga kushdo që nesër do të qeverisë me vendin, dhe
(III) përgatitjet e nevojshme teknike për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për të nxjerrë një qeveri stabile dhe të përgjegjshme”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...