Menjëherë pas publikimit të raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, ka reaguar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes. Ai ka thënë se shpreson se sa më shpejtë të liberalizohen vizat, ndërsa thotë se pa marrë parasysh përmbajtjes së raportit, Kosova duhet të vazhdojë reformimin.
“Pavarësisht përmbajtjes së raportit të progresit që u publikua sot, është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës të vazhdojë reforma që tashmë kanë filluar t’i zbatojë dhe të fokusojë energjinë e saj në implementimin e reformave dhe gjithashtu t’i praktikojnë ato”, ka deklaruar sot Soltes, transmeton Gazeta Express.
Raportuesi për Kosovën gjithashtu ka bërë thirrje të vazhdohet në plotësimin e kushteve të vëna nga BE.
“Është e rëndësishme të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe po ashtu t’i rriten përpjekjet për të pasur një sistem ligjor të pavarur”.
“Për stabilitet në rajon është tejet e rëndësishme që të vazhdohet dialogu mes Beogradin dhe Prishtinën në mënyrë konsistente dhe të qetë”, thuhet më tej në deklaratën e sllovenit.
Soltes ka folur për rëndësinë jetike të respektimit të ligjit, e sidomos nga akterët politikë.
“Respektimi i ligjit duhet të jetë primare dhe po ashtu duhet të respektohet nga të gjithë politikanët e involvuar”
Dhe në fund, Soltes thotë se mban shpresa që sa më shpejt të liberalizohen vizat për Kosovën
“Dhe po ashtu shpresoj që të bëhet së shpejti liberalizimi i vizave dhe të ketë sa më pak pengesa në këtë rrugë”. /Express/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...