Unai Emery thotë se ai mund të mos jetë pjesë e Paris Saint Germainit sezonin e ardhshëm, por është i bindur që Neymar do të qëndrojë te kampioni në Liga 1.
Sulmuesi 26-vjeçari, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga këmba e thyer, ka shënuar 29 gola brenda 30 ndeshjeve për PSG-në që nga transferimi nga Barcelona verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“E shoh e Neymarin në Paris sezonin e ardhshëm, partneriteti Neymar – PSG do të vazhdojë”, ka thënë Emery për ‘Cadena Cope’. “Ai është i lumtur këtu, është normale për skuadrat e tjera që të jenë të interesuara”
“Kam folur me Neymarin do apo tri javë më parë. Lojtarët flasin me njëri-tjetrin dhe kanë një komunikim direkt me klubin, ka momente specifike për të folur me të. Ai është duke u rikuperuar dhe mund të luaj një lojë para fundit të sezonit”
Emery drejtoi PSG-në drejt titullit në Liga 1, por eliminimi i tyre në Ligë të Kampionëve mund të bëjë që t’i jap fund dy viteve të tij në klub.
“Nuk e shoh vetën jashtë, nuk e shoh gjithashtu as në projektin e PSG-së. Ne ende nuk jemi ulur për të diskutuar rreth sezonit të ardhshëm”, shtoi Emery.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...