Zinedine Zidane insiston se Real Madridi nuk ka nevojë për një portier të ri pasi Kepa Arrizabalaga rinovoi kontratën e tij me Athletic Bilbaon.
Trajneri i Real Madridit theksoi sërish besimin e tij në portierin Keylor Navas pavarësisht se klubi vazhdon të jetë vazhdimisht duke kërkuar shërbimet portierëve tjerë si Kepa, Thibaut Cortois dhe David de Gea, transmeton portali arbresh.info.
“Në janar, ne nuk kishim nevojë dhe nuk kemi as tani për të nënshkruar me një portier”, u ka thënë Zidane gazetarëve. “Ne kishim tre atëherë dhe kemi ende tre, ndoshta në të ardhmen situata do të ndryshoj kur ne të kemi nevojë për një portier atëherë edhe do ta diskutojmë”
“Unë nuk jam këtu për të folur për ata që janë me apo kundër klubit tonë, por këtu ka pasur gjithmonë anti-madrilenë gjëja pozitive është se këtu ka gjithmonë më shumë madrilenë çdo ditë”
“Kundër Bayern Munichut, ne do të bëjmë punën tonë, dhe zyrtarët do të bëjnë punën e tyre. Për të folur për këto gjëra (vendimet e gjyqtarëve) më shumë është e pakuptimtë dhe ne nuk e bëjmë atë më”
Pas fitores 1 me 2 në vikend ndaj Malagas, ‘Los BLancos’ do të përballen nesër në Bernabeu kundër Bilbaos./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...