Pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e cilësoi si një ditë të madhe për Shqipërinë.
Bushati thotë se mesazhi është i qartë se reformat e ndërmarra po japin fryte. Më tej, ai shprehet se kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar punën.
“BE rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave për anëtarësim. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit @ HR @ Hahn për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë”, shkroi Bushati në Twitter. /TCH
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...