Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova në një konferencë për media ka thënë se me pakon e zhvillimit KE konfirmon përkushtimin për përspektivën e Kosovës.
“Reforma në administratë, zhvillimi ekonomik dhe konkurueshmëria mbeten thelbësore në të gjitha përpjekjet për reformat. Ka pasur suksese demarkimi i kufirit me Malin e Zi që është prit gjatë si hap i rëndësishëm për vizat. Krahasimi me raportin e vitit 2016 nuk janë cekur në këtë raport. Vlerësimi nuk është aq pozitiv sesa është pritur por është një vlerësim i qartë për përparim të kritereve që janë arritur”, ka thënë ajo.
Sipas saj kapitujt më të rëndësishëm janë sundimi i ligjit dhe kapitulli për vizat.
“Kosova ka miratuar një sërë pakosh me ligje për migrantët, pastaj rastet e korrupsionit ku një pjesë e tyre është vlerësuar. Raporti i Kosovës e shikon luftën kundër korrupsionit dhe në të gjitha vlerat e shoqërisë kosovarë të cekura në MSA”, ka thënë ajo.
Apstolova tha se ka pasur përmirësime në legjislacion.
“Ligji për parandalime konfliktit të interesit, zbatim në shumë sa i përket korrupsionit. Sa i përket progresit Kosova është afër ligjeve me BE, por duhet më shumë integrim të gjyqtarëve në Veri. Mbetën shqetësime në disa prej cenimit të lirisë së sistemit të drejtësisë. Pastaj aprovimi për ligjin për prokurorin e shtetit hap i mirë. Ka edhe disa gjëra tjera si depërtimi i shtetasve turq që ka ngritur zëra në Bruksel”, tha ajo.
Sa i përket administratës, Apostolova tha se raporti cek se janë bërë reforma.
“Ne shpresojmë që Kosova mund të bëjë hapa të mëdhenj të miratimit të ligjeve deri në fund të vitit. Kjo bazohet në punën që janë bërë në Qeveritë e kaluara. Ne po ashtu kemi vërejtur edhe disa shkarkime që janë bërë në institucionet e larta dhe në agjenci e që ka pas ndërhyrje të sektorit politik, dhe çdoherë BE bënë thirrje që të mos ndërhyjë politika”, ka thënë ajo.
Sa i përket ekonomisë, Apsotolova tha se mjedisi biznesor është përmirësuar.
“Qeveria iu ka përmbajtur rregullave fiskale, por veteranët e luftës vazhdojnë të jenë sfidë për financat. Ndërsa tregu i punës nuk është në përputhje me sektorin e prodhimit. Këto janë sfida për një afat të mesëm”, tha ajo.
Apostolova tha se sa i përket energjisë, dhe çështjeve tjera ndikohen nga marrëveshja me Serbinë që të jenë pjesë e mekanizmave në transmisionin energjik.
Raporti vënë re që nuk ka pasur përparim në arsim, mjedis dhe ndryshime klimatike.
“E domosdoshme që të përmirësohet cilësia e arsimit. Një ligj i ri për arsimin e lartë dhe reforma kurrikulare mbetet i domosdoshëm. Mbeten probleme të rënda edhe problemet mjedisore që ndikojnë në jetën e njerëzve. Sistemi i inspektimit nuk funksionon dhe legjislacioni mbetet i pazbatuara”, tha ajo./Arbresh.info
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...