Pas pak pritet që Komisioni Evropian të publikoj Raportin e Progresit për Kosovën, në të cilin do të prezantohen të arriturat e vendit në rrugën euroatlantike.
Në një prononcim për Indeksonline, ministrja e Integrimeve Evropiane ka thënë se pret vlerësim real të të arriturave të deritashme si dhe orientim për hapat e mëtutjeshëm.
Ajo ka theksuar se siç dihet nga vitet e kaluara, Raporti për vendin gjithnjë ka shërbyer si bazë për të fokusuar vëmendjen e institucioneve në fushat e caktuara.
“Them se presim vlerësim real sepse konsideroj se në disa fusha kemi arritur progres të konsiderueshëm por sigurisht që në fusha të caktuara ende mbetet punë për t’u bërë. E rëndësishme është që institucionet e Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për implementimin e MSA-së dhe për te ndjekur agjendën integruese. Raporti për vendin do të shërbej si bazë e mirë për të njohur progresin e arritur por edhe për të na drejtuar vëmendjen në sektorë të caktuar që të intensifikojmë punën”, ka thënë Hoixha.
Duke folur për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane, ministrja Hoxha është shprehur optimiste se vendi ka shënuar progres të madh.
“Së fundi, miratimi i pakos së ligjeve në Kuvend, ligje të cilat janë pjesë e Agjendës Evropiane të Reformave, tregon më së miri progresin dhe përkushtimin e institucioneve tona për të ecur para drejt integrimit. Po ashtu, ratifikimi i Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, ka shënuar edhe një hap drejt liberalizimit të vizave dhe rrjedhimisht drejt procesit integrues. Çdo reformë që po ndërmerret aktualisht nga institucionet tona ka për qellim adresimin e kërkesave nga Komisioni Evropian dhe e gjithë agjenda e institucioneve ka si prioritet integrimin evropian”, ka thënë tutje Hoxha.
Po ashtu, ministrja ka folur edhe për ratifikimin e Demarkacionit, që ishte njëri nga kushtet që Kosova duhet të përmbushte për liberalizim të vizave.
Ajo e ka përsëritur se kriteri për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit është një kriter i cili duhet plotësuar në vazhdimësi.
“Nuk mund të ndalemi asnjëherë në këtë drejtim, por konsideroj se për qëllime të liberalizimit të vizave, kemi shënuar progres në këtë fushë dhe duke përmbushur edhe kriterin e demarkacionit presim vendim pozitiv për liberalizimin e vizave. Tani për tani nuk kemi datë fikse, sepse në këtë fazë gjithçka varet nga veprimet e ardhshme të institucioneve të BE-së. Bazuar në praktikat e vendeve të tjera, besojmë se fundi i vitit 2018 do të jetë koha kur do të mundësohet lëvizja e lirë”, ka përfunduar Hoxha. /Indeksonline/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...