Debat në seancën e sotme është zhvilluar edhe për masakrën Poklekut në Drenas në mes deputetëve të LDK-së dhe PDK-së.
Ky debat erdhi pasi Hykmete Bajrami, mori fjalën për të diskutuar rreth raportit të KOSTT-it, meqë kryetarja e Komisionit përkatës Sala Berisha-Shala, nuk ishte aty për të paraqitur raportin e KOSTT-it, raporton Arbresh.info.
“E nderuar kolege deputete mos e baj gajlen tem ti hiq, kryej punët tua për të cilat je e thirrur edhe sot po me detyron ta përdor foltoren këtu. Sot është përvjetori i njërës nga masakrat me të rënda, masakra e Poklekut, ne të cilën edhe kam pasur obligim me qenë aty. Nuk është tragjike mos me qenë kryetarja këtu, tha Berisha-Shala.
Por, menjëherë reagoi deputetja Bajrami, e cila tha se duhet t’iu vij turp pasi që po përdorin të rënët për përfitime politike.
“Unë me të vërtetë asnjëherë nuk kisha dashur të jem zëvendësja e juaj. Por sot kryesuesi ka dashur ta heq nga rendi i ditës për shkak se askush se merrte fjalën në emër të komisionit. Kështu që mos e mbivlerëso vetveten. I ka thënë sekretarit nuk e qes në votim raportin dhe e potencuat disa herë se raporti është me vonesë. Kështu që mbylle këtë temë, edhe mjaftë i përdorët viktimat dhe përvjetorët për përfitime politike, turp duhet me iu ardh”, tha Bajrami.
E për këtë reagoi edhe deputetja e PDK, Ganimete Musliu, e cila tha se turp duhet t’iu vijë atyre deputetëve të cilët sot ishte dashur të jenë në Poklek për nderime.
“Nëse këtu vërtetë dikujt duhet t’i vijë turp është ajo që foli para meje. E them me sinqeritetin me të madh, sot është dashur që ky Kuvend t’i mbyll dyert në orën 10:00 dhe të gjithë të ishim në Poklek për të bërë nderime para atyre viktimave që fatkeqësisht familjet e tyre nuk e kanë as nga një varr ku duhet t’iu qesin lule me të dashurve të tyre”, tha Musliu.
Por shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në këtë vend nuk ka rend shtëpie.
“Unë i lus të gjithë deputetët që të përmbahen nga gjuha që janë duke e përdorur. Nderimi më i madh atyre viktimave iu bëhet nëse gjithë deputetët do ishin paraqitur në orën 10:00 sot në seancë. Deputetët e shumicës dy tri orë me vonesë paraqiten në seancë, shtyhen seancat për shkak se nuk jeni të rregullt. Nderimi me i madh i atyre viktimave është me funksionu si duhet institucionet dhe me kry secili detyrën e vet. Po të kishte pasur një organizim të duhur nga kryesia e Kuvendit, të kishim ftesë gjithë deputetët, të gjithë do ishim duke bërë nderime atje” ka thënë ai.
Ndaj tij reagoj edhe Haliti, duke i thënë se për 15 vjet e kanë sha e akuzu dhe asnjëherë nuk ka reaguar. Por tani është bërë mjaftë dhe është tepruar./Arbresh.info
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg