Google ADS

Nuk do ta besoni sa fëmijë lindën brenda një muaji në Spitalin e Pejës

13:01 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Gjatë muajit që shkoi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë qenë të shtrirë 1,318 pacientë dhe nga ta 676 ishin nga Peja, 159, nga Istogu 223, 173 nga Klina, 159 nga komunat Deçan dhe Junik dhe të tjerë nga komunat tjera të Kosovës.

Sipas një komunikate lëshuar nga ky Spital gjatë këtij muaji janë kryer 304 operime, ndërsa mesatarja e operimeve të kryera për një ditë është 9.8 operime.

Gjatë muajit mars numri i atyre që kanë bërë analiza laboratorike ka qenë 1,952 persona e që kanë bërë në total 39,040 analiza.

Ndërsa, numri i të lindurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në mars ka qenë 166 dhe prej tyre me prerje cezariane 67, ndërsa 87 kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 79 të gjinisë femërore.

Edhe sa i përket shërbimeve Infermierisë gjatë këtij muaji shifrat flasin për punë të mëdha që ka kryer stafi i Infermierisë në Spitalin e Pejës, ngase janë kryer 30,546 shërbime që kanë ndihmuar në kryerjen e 17,516 vizitave mjekësore.

“Padyshim që Emergjenca ishte shërbimi më i ngarkuar edhe në këtë muaj me trajtimin e rasteve të sëmundjeve dhe këtë muaj ka pasur 4,138 raste apo mesatarisht nga 133 raste për 24 orë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme