Google ADS

Vdes aktorja e rrëmbyer nga Koreja e Veriut

13:23 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Aktorja jug-koreane e rrëmbyer nga Koreja e Veriut dhe e detyruar të bënte filma për shtetin, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Choi Eun-hee ishte aktore e njohur në Jug kur u rrëmbye me urdhër të lideri të atëhershëm Kim Jong-il në fund të viteve 70-të, transmeton portali arbresh.info.

Ish-burri i saj, një regjisor i njohur, gjithashtu u rrëmbye disa muaj më vonë. Dyshja më pas u arratis.

Koreja e Veriut ka mohuar gjithmonë rrëmbimin e çiftit, duke thënë se ata kishin kërkuar strehim atje.

Zonja Choi vdiq të hënën pasdite në spital në Korenë e Jugut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme