Forma tejet e dobët e Shkodran Mustafit nënvizohet më së miri nga fakti se sulmuesi i Liverpooli, Roberto Firmino, ka bërë më shumë ndërhyrje sesa shqiptari në Premierligë këtë sezon.
Braziliani në total i ka realizuar 62 ndërhyrje deri tani këtë sezon, një më shumë se përfaqësuesi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi (61).
Mustafi është titullar nën udhëheqjen e Arsene Wengerit, por në të njëjtë kohë ka vuajtur për të bindur plotësisht, përcjell Express.Sezoni aktual ka qenë veçanërisht i theksuar me gabime nga qendërmbrojtësi 25-vjeçar, me gabime të kushtueshme në koncentrim, të cilat kanë bërë që ai të marrë kritika të ashpra pas finales së Carabao Cup kundër Manchester Cityt dhe pas ndeshjeve të Premierligës kundër Southampton dhe Newcastle.
Pasi Mustafi dështoi ta ndalë Ayoze Perezin në humbjen zhgënjyese 2-1 të Arsenalit kundër Newcastle të dielën, legjenda e “Topçinjve” Keown foli për Match of the Day 2, ku e kritikoi shqiptarin.
“Mustafi duket se ende po i bën gabimet e njëjta, të cilat i bëri në fillim të sezonit”, tha Keown.
Mbrojtësi shqiptar i Kombëtares gjermane, me të cilën e ka fituar edhe Kupën e Botës një herë, i kishte kushtuar Arsenalit plot 40 milionë euro për ta transferuar nga Valencia më 2016.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?