Liverpool në aksion për futbollistin e Milanit

09:15 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Liverpool pritet që ta bëjë një ofertë interesante për futbollistin e Milanit, Suso, transmeton arbresh.info nga The Sun.

Futbollisti i repartit të sulmit që nga viti 2015 është pjesë e Milanit ku në 70 paraqitje ka realizuar 13 gola.

Suso e njeh mjaft mirë ambientin në ‘Anfild Road’ pasi që nga viti 2012 deri në vitin 2015 ishte pjesë e gjigantit anglez.

Spanjolli aktualisht është 24-vjeçar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme