Google ADS

O’Connell: Kosova e Britania janë miq të vjetër

09:16 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell ka thënë se Kosova dhe Britania kanë marrëdhënie unike dhe specifike.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e ushtarëve britanik në luftën e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë.

Sipas tij njerëzit në Prishtinë e në Kosovë janë shumë të mirë. “Këtu njerëzit të përshëndesin dhe kjo më bën shumë përshtypje të mira”, tha ambasadori O’Connelli në RTK.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin e Kosovës dhe Britanisë. Ai ka folur edhe për Edit Durhamin që një shesh mban emrin e saj. “Fillimi bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe Mbretërisë, lidhet me Edit Durhamin”, tha ai.

Sipas tij Kosova dhe Britania janë miq të vjetër. “Është nder për ne që një shesh në Prishtinë mban emrin e një akademike”, tha ai.

O’Connell ka përmendur edhe një ish-ushtar të UCK-së, që veproi një Britani në një rast kur ndihmoi shumë qytetarë të shumtë.”Dervish Gashi ishte prezentë gjatë sulmit afër Urës së Londrës, ai me veprimin e tij shpëtoi jetën e shumë qytetarëve”, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme