Lista Serbe ka dhënë ultimatum se këtë të premte në mënyrë të njëanshme do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Por zyrtarët qeveritarë paralajmërojnë se një veprim i tillë është i papranueshëm, pasi brenda pak muajve Asociacioni do të themelohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te përfundimi i ultimatumit të dhënë nga Lista Serbe (LS) për formimin e njëanshëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Menjëherë pas arrestimit të Marko Gjuriqit, shef i Zyrës Serbe për Kosovën, përfaqësuesit e Listës Serbe patën paralajmëruar se më 20 prill 2018 do të ndërmarrim veprim të njëanshëm për finalizimin e Asociacionit në rast se institucionet e Kosovës nuk e bëjnë një gjë të tillë, shkruan “Zëri”.
Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te skadimi i këtij ultimatumi, drejtues të Listës Serbe nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje, përderisa në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, Asociacioni do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe një gjë e tillë do të realizohet brenda pak muajsh.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...