Ndonëse shpeshherë kompanitë e mëdha prodhuese të automobilave paguajnë para të majme për marketing, një shqiptar është kujdesur që një reklamë atyre tua bëjë “pa asnjë cent”. Bëhet fjalë për një shqiptar i cili shihet në një video, i ulur në ulësen anash të shoferit, derisa vetura e tij Mercedes ecën në një autostradë.
Siç edhe mund të shihni në videon e publikuar në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi, vetura ecën pa “e prekur në timon” – përmes autopilotit.
https://www.facebook.com/1246201875440674/videos/1700199833374207/
Dhe për ta bërë vozitjen më komode, shqiptari e përcjell edhe me një këngë të njohur shqiptare. Ndonëse nuk janë dhënë detaje rreth asaj se kush është “shoferi”, kur dhe ku është xhiruar, videoja ka marrë shumë komente.
“Pom doket edhe najdit kur don meshku njeri npun qohet nsabah sasht kerri aty ku asht valla ish nis meshku nkosov vetun veq kerri pa vet kerkon”, ka qenë njëri ndër komentet.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...