Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook një prononcim rreth termocentraleve.
Ka pyetur se kush po investon e kush po fiton në termoncentalin që pritet të ndërtohet.
Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Sot, më 16 prill 2018 në të përditshmen “Koha Ditore” lexova:”Shqipëria dhe Kosova synojnë të ndërtojnë termocentral me kapacitet të njëjtë prodhues, diku 450-480 MËh”. Dhe vazhdon,”Termocentrali në Korçë, investim privat, pritet të kushtojë 350 milionë euro”. Pastaj këtë e krahason me: “Termocentrali në Obiliq, të cilin do ta paguajnë qytetarët e Kosovës, pritet të kushtojë, më së paku një miliard euro më shumë’.
Ky i Kosovës që jo vetëm kushton dy – tri herë më shumë, por edhe do të ngritët çmimi i energjisë elektrike mbi 40%?! Një gjë nuk po kuptohet këtu: Kush po i bënë investimet në termocentralin e ri dhe kush po e nxjerrë profitin? Apo siç pat thënë një herë deputeti, Hydajet Hyseni: “Kush po shet dhe kush po blen”. Fjala ishte se kush po shiste e kush po blinte në Procesin e privatizimit.
Nëse është e vërtetë kjo, dikush duhet të përgjigjet!
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...