Tom Doshi ka fatin e Adriatik Llallës. Njësoj si ish-kryeprokurori edhe ai e ka të ndaluar të hyjë në SHBA. Ish-deputeti i PS-së, i cili e rimori mandatin në Shkodër përmes PSD-së, ka qenë më herët i përmendur në raportet e ambasadës amerikane për kriminalizimin e politikës shqiptare.
Kujtojmë këtu ato çfarë janë publikuar nga Wikileaks. Në kabllon ‘’TIRANA 00000552 002 OF 002’’, Wikileaks publikoi një korrespodencë të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë John Ëithers me Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në këtë dokument të 13 gushtit 2009, klasifikuar nga Wikileaks si shumë i rëndësishëm, Withers shkruante se “Shkelësit e ligjit u kthyen në bërësit e tij’’. Withers, sipas Wikileaks-it përmend si të lidhur me krimin Tom Doshin, Lefter Kokën, Sokol Olldashin, Paulin Stërkaj dhe Gramoz Ruçin. Po çfarë shkruhet konkretisht për Tom Doshin.
Tom Doshi: Një deputet i PS nga Shkodra, Doshi, u veçua në Raportin e të Drejtave të Njeriut për sulm fizik ndaj një gazetari në Hotel Sheraton, ishte një figurë e rëndësishme në financimin e përpjekjeve të PS-së në zgjedhje. Ai njihet si deputeti më i pasur, me një pasuri të deklaruar prej më shumë se 15 milionë dollarë dhe është e gjithashtu i dyshuar për trafik narkotikësh. Doshi ka shërbyer në parlamentin e mëparshëm si një deputet i PD, para se të kalonte tek PS-ja pak para zgjedhjeve.
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...