Në një ishull të vogël dhe të pabanueshëm të Egjeut, Mikros Anthropofagos, forcat detare turke kanë larguar flamurin grek, në shenjë se ishulli në fjalë i takon Turqisë.
Lajmi është në të gjitha mediat greke, të cilat i referohen një deklarate të kryeministrit turk Binali Yildirim, i cili tha se gjatë ditës së sotme trupat turke kishin zbritur në ishull duke hequr prej aty flamurin grek
“E këshillojmë Greqinë të qëndrojë larg provokimeve. Në një ishull shkëmbor, ishte vendosur flamuri grek. Forcat tona ndërhynë dhe bënë atë që duhej bërë duke e hequr flamurin grek prej aty. Ftojmë Greqinë të sillet si një fqinj i mirë”, u shpreh Yildirim, ndërsa deklarata është shpërndarë edhe në mediat perëndimore.
Turqia dhe Greqia kanë një sërë mosmarrëveshjes rreth disa ishujve shkëmborë dhe të pabanuar në Egje. Athina zyrtare akoma nuk ka reaguar për ngjarjen.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...