Google ADS

Samsung Pay vjen në Evropë përmes MasterCard

15:04 | 31 Korrik 2015
Arbresh Info

Samsung ka njoftuar partneritetin me MasterCard për të sjellur shërbimin Samsung Pay në Evropë. Samsung Pay është një funksion që iu lejon pajisjeve të fundit nga gjiganti, si Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge, të bëjnë pagesa përmes teknologjisë NFC dhe MST.

Bazuar në kompaninë, Samsung dhe MasterCard së bashku do lëshojnë shërbimin Samsung Pay në Evropë, shkruan arbresh.info. Përdoruesit e kartelave do të jenë në gjendje të lidhen me platformën MDES për të aktivizuar shërbimin Samsung Pay.

Shërbimi ishte prezantuar më parë në Korenë e Jugut dhe në SHBA duke thënë se do arrijë edhe në regjionet e tjera vonë gjatë verës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme