Google ADS

Llalla, Paloka: Se mbrojmë punën e tij, s’çoi në burg asnjë zyrtar

21:49 | 16 Prill 2018
Trina Galanxhi

I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, nënkryetari i PD në kuvend, Edi Paloka u shpreh se ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie.

“Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk çoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë punën e Llallës”.

Akuzat nuk munguan as për Kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku. Paloka e cilëson si të kapur politikisht, pasi sipas tij me urdhër të Ramës mban në burg 11 protestuesit e “Rrugës së Kombit”.

Paloka paralajmëroi se opozita do vijojë protestat, ndërsa mesazhi i tij për Ramën ishte se s’do jetë asnjë ditë i qetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme