Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon çka i dhuroi kryeministri i Rusisë

21:08 | 16 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një buqetë me lule për Elhaida Danin. Dhe jo një buqetë e zakontë.

Mesa duket këngëtarja shqiptare ka bërë për vete me zërin e saj edhe kryeministrin e Rusisë Dimitry Medvdev.

Këngëtarja ndodhet në Rusi ku është duke performuar në shfaqjen ‘Katedralja e Parisit’ dhe mesa duket një nga spektatorët ka qënë edhe kryeministri rus, transmeton intv.

Ishte vetë Elhaida që mes postimit në Instagram na rrëfen se kryeministri Medvedev I ka dërguar një buqetë me lule.

‘E nderuar që mbrëmë pas shfaqjes mora këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Medvedev” shkruan Elhaida, krahas fotos me trëndafilat e dhuruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme