“Policia e Kosovës përjashton komunitetin Egjiptian/Ashkali nga konkursi për Policinë e Kosovës”

20:14 | 16 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian ka reaguar lidhur me konkursin policor.

Sipas tij nga ky konkurs Policia ka përjashtuar komunitetin egjiptian.

Përmes një reagimi për media Berisha ka thënë se nga formulari i aplikimit Egjiptianët dhe Ashkalit nuk e kanë mundësin të kandojnë pasi që i është mohuar e drejta e deklarimit të përkatësisë etnike për dallim me komunitetet tjera.

Reagim i plotë:
Policia e Kosovës përjashton komunitetin Egjiptian/Ashkali nga konkursi për Policinë e Kosovës.

Me dashje apo pa dashje me qëllim apo pa qëllim, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e diskriminon dhe përjashton nga Konkursi Publik i Policisë së Kosovës kandidimin e pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian dhe Ashkali.

Sic shihet nga formulari i aplikimit Egjiptianët dhe Ashkalit nuk e kanë mundësin të kandojnë pasi që i është mohuar e drejta e deklarimit të përkatësisë etnike për dallim me komunitetet tjera.

Ne deklarojmë se kurr nuk do e lejojmë këtë praktikë diskriminuese nga e kaluara .

Ne jemi kategori kushtetuese deri sa në konkurs përfshihen kategori jo kushtetuese ( Qerkez dhe Kroat ) dhe ky gabim është i pafalshëm .

Egjiptianët dhe Ashkalinjët institucionin e Policisë së Kosovës e konsiderojn si institucion kredibil dhe nuk e presin përjashtimin nga ky institucione.

Publikisht unë dhe kolegu im deputet z. Hetem Arifi deklarohemi nese ky gabim nuk korigjohet brenda 24 orëve, ne do të largohemi nga koalicioni Qeveritar i Qeverisë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme