Ushtria ruse ka deklaruar se sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë ishin mjaft efikase në ndalimin e sulmeve raketore nga SHBA-të dhe aleatët e saj.
Gjenerali Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë ka theksuar se Siria ka përdorur sistemet e mbrojtjes ajrore Pantsir-S1 të furnizuar nga Rusia së bashku me raketa të vjetra të mbrojtjes ajrore të ndërtuar nga sovjetikët, për të kundërshtuar sulmet e së shtunës nga SHBA, Britania dhe Franca, transmeton portali arbresh.info
Konashenkov tha se Siria hodhi 112 raketa mbrojtëse ajrore, duke rrëzuar 71 nga 103 raketat hyrëse. Ai tha se sistemet Pantsir ishin veçanërisht efektive, me 23 nga 25 raketat që qëlluan duke goditur raketat në hyrje.
Pentagoni i ka hedhur poshtë pretendimet e Moskës, duke thënë se asnjë nga raketat e shkarkuara nga aleatët nuk u kap nga forcat siriane./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...