Tre asiste për tre gola dhe një ndeshje thjesht e çmendur nga ana e tij. Duglas Kosta ishte thjesht i pakapshëm për kundërshtarët dorianë dhe frymëzoi fitoren e Juventusit në “Allianz Stadium”: “Nuk ka dyshime se kjo ishte ndeshja më e mirë e imja, që kur kam veshur fanellën e Juventusit dhe mbi të gjitha jam gjithmonë e më i lumtur për faktin që kam zgjedhur këtë skuadër për të vazhduar karrierën time.
Jam i lumtur për paraqitjen time. Ishte bukur të ofrojë asiste dhe të shihje që shokët e mi jo vetëm i shfrytëzuan për gol, por edhe të festonin, sidomos për Hëvedesin që ka kaluar një sezon shumë të vështirë.
Ishte gjithashtu një fitore e rëndësishme, pas një zhgënjimi shumë të madh si ndeshja me Realin e Madridit, por e rëndësishme është që tashmë kemi bërë edhe një tjetër hap të madh, drejt fitimit të titullit kampion.
Pengje nga Madridi? Sigurisht që ka, sepse nuk meritonim atë fund, por fakt është që ai eliminim na bashkoi edhe më shumë si grup, na bëri edhe më agresivë dhe e treguam me Sampdorian. Jam pjesë e një grupi fantastik lojtarësh dhe e një klubi që gjithsesi do të arrijë ta fitojë shumë shpejt Ligën e Kampioneve, shkruan Panorama Sport.
Thjesht, tani duhet të ulim euforinë dhe të mendojmë që të blindojmë sa më shpejt kampionatin. Të dielën Napoli? Po, do të jetë një ndeshje e madhe, por fillimisht duhet të kalojmë Krotonen në mesjavë, ndaj nuk duhet të shpërqendrohemi. Nëse do të ketë festë, atë do ta bëjmë të dielën, nëse mundim Napolin”.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën