Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se këtë vit do të bëhet liberalizimi i vizave.
Thaçi po ka thënë se Kosova ka raporte të mira me Rusinë dhe që i bënë thirrje Rusisë që ta njoh shtetësinë e Kosovës sepse sipas Thaçit, në këtë mënyrë do të ndihmojë edhe Serbinë.
Këto deklarata Thaçi i bëri gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.
“Ne tash jemi në proces të liberalizimin e vizave. Kosova i ka realizuar të gjitha kriteret për vizat. Tash pas kalimit të demarkacionit kjo çështje ka përfunduar dhe gjërat po lëvizin në mënyrën e duhur. Pra liberalizimi i vizave do të ndodh këtë vit”, është shprehur Thaçi.
Thaçi ka folur edhe për sanksionet ndaj Rusisë.
“Kosova është pjesë e qëndrimit të Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve . Ne duam dhe punojmë që Rusia ta njeh shtetësinë e Kosovës. Njohja e Kosovës nga Rusia do të ishte njohje edhe për Serbinë sepse e liron nja një barrë apo mit i rrejshëm që e ka krijuar Beogradi. Kosova nuk është armike e asnjë shteti në botë”, ka përfunduar Thaçi./Arbresh.info
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...