Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Takimin e parë, Borrissov e pati me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Arbresh.info.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar Borrissov për vizitën që po i bënë Kosovës.
“Diskutuam për krijimin e marrëdhënieve bilateralë mes dy vendeve. Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian kjo ishte konstatim i përbashkët. Kjo nënkupton paqe, stabilitet për ngritje të mirëqenies bashkërisht”, ka thënë Thaçi pas takimit.
Ai e ka falënderuar Borrissov për rolin që ka pasur Bullgaria në raportin e Komisionit Evropian.
“Me kryeministrin diskutuam edhe për mundësinë e investimeve të Bashkimit Evropian në sektorin e infrastrukturës duke përfshirë segmente të ndryshme qoftë edhe ato të Bullgarisë. Të vlerësojmë se vetëm duke investuar në infrastrukturë mund të kemi jetë më të mirë, të dinjitetshme e krenare”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...