Google ADS

Zeka: Është duke ndodhur një skandal në shkollat e Kosovës

11:11 | 16 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka tërhequr sot vërejtjen në Kuvendin e Kosovës se në shkollat e vendit po ndodh një skandal.

Zeka ka thënë se nxënësit po detyrohen të qëndrojnë në një këmbë si ndëshkim dhe po fotografohen, raporton Arbresh.info.

“Është duke ndodhur një skandal nëpër shkollat e Kosovës. Mësuesit po i marrin fëmijët vetëm pse po qeshin edhe pse nuk i kanë bërë detyrat. Po i detyrojnë me nejt me një këmbë para tabelës, e kisha lut ministrin tonë të brendshëm, të cilit i uroj shumë sukses, ishalla se han edhe ky pa faj si flamuri, që të bëjnë një hulumtim dhe të na vijnë me një raport”, ka thënë Zeka./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme