Pep Guardiola dëshiron të bashkohet sërish me futbollistin e kombëtares spanjolle Thiago Alcantara.
Guardiola, i cili ka punuar me Thiago edhe te Bayern Munich dhe te Barcelona, dëshiron që mesfushori spanjoll të jetë në mesfushën e City në sezonin e ardhshëm, pasi David Silva, Fernandinho dhe Yaya Toure janë duke u plakur.
Në lidhje me Silva, Guardiola deklaroi: “Sezonin e ardhshëm, David nuk mund të luajë çdo ndeshje dhe kjo është arsyeja përse ekipet e mëdha duhet të kenë disa alternativa.
Guardiola e mori me vete Thiago kur shkoi në Mynih, në vitin 2013 duke e larguar nga kthetrat e Manchester United. Ai ka një kontratë deri në vitin 2021 me bavarezët, të cilët kërkojnë të paktën 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad