Gennaro Gattuso pranon se ai është njeriu i fundit që mund të flasë për bëmat e fundit të Gigi Buffon.
Në, mbase, ndeshjen e fundit në Champions League portieri i Juventus është larguar me karton të kuq në fund të takimit pas një penalltie të akorduar në favor të Real Madrid.
“Unë jam personi i fundit që mund të flasë për reagimin e të tjerëve,” shprehet trajneri i Milan në konferencën për shtyp.
“Kam bërë gjëra shumë më të rënda se ajo, sepse kur bllokohet vena, nuk e kupton se çfarë je duke bërë. Unë thuajse kam goditur me kokë Joe Jordan, shkova në tribunë për të ofenduar Leonardo-n…unë nuk mund të flas.
“Gigi mbetet një kampion i madh. Kur të ndihet gati, mendoj se do të kërkojë falje. Më vjen keq për Juventus, por jam krenar për futbollin italian.
“Kur zbrisja në fushë, isha gati të ndeshesha me babanë tim vetëm për të fituar. Unë them gjithmonë se ishte vëllai im binjak i keq Rino ai që zbriste në fushë dhe për të thënë të vërtetën kjo gjë nuk ka ndryshuar.
“Akoma ndihem i turpëruar kur shoh regjistrimet e vjetra të bëmave të mia, sidomos tani që edhe djali im mund t’i shohë në internet.”
Mbappe i kthehet Realit kundër Pachuca-s
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...