Sulmi me armë kimike, Lidhja Arabe kërkon hetim ndërkombëtar

00:13 | 16 Prill 2018
Trina Galanxhi

Lidhja Arabe ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar në lidhje me përdorimin e “krimit” të armëve kimike në Siri dhe e ka dënuar ndërhyrjen e Iranit në punët e vendeve tjera.

Arabia Saudite dhe Irani për dekada janë në luftë për epërsinë rajonale që po luhet në luftëra të ndërsjellta në disa vende, përfshirë Jemenin dhe Sirinë, transmeton portali arbresh.info

“Ne dënojmë ashpër përdorimin e armëve kimike kundër popullit sirian dhe kërkojmë një hetim ndërkombëtar të pavarur që garanton zbatimin e ligjit ndërkombëtar kundër kujtdo që ka përdorur armë kimike”, është thënë në një deklaratë të shpërndarë për gazetarët.

Deklarata thekson nevojën  për një zgjidhje politike të luftës shumëvjeçare siriane.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë shprehur mbështetjen për sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme