Beyonce befason publikun duke i ftuar në skenë anëtaret e dikurshme të Destiny’s Child

23:15 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Beyonce Knowles të shtunën mbrëma ka mbajtur një spektakël dyorësh në Festivalin prestigjioz, Coachella, i cili është hapur zyrtarisht nga 13 prilli.

Kulmi i mbrëmjes ishte kur divës amerikane në skenë iu bashkuan edhe Kelly Rowland dhe Michelle Williams, bashkanëtaret e dikurshme të grupit “Destiny’s Child”.

Në fillim, Kelly dhe Michelle u paraqitën para një numri të madh valltarësh dhe interpretuan me Beyoncen disa hite të dikurshme.

Lose M Breath, “Say My Name” dhe “Soldier” ishin ndër këngët e anëtarëve të dikurshme të “Destiny’s Child”.


Askush nuk e kishte pritur performancën e tyre të përbashkët, duke qenë se nuk ishte paralajmëruar, ndërsa publiku është befasuar dhe mahnitur me këngëtaret e famshme.

Për herë të fundit, tri femrat e njohur ishin paraqitur bashkë në vitin 2015 në Super Bowl.

Beyonce gjithmonë i ka ftuar Kellyn dhe Michellen në performancat e saja të mëdha, ndërsa kjo tregon edhe për respektin ndaj kolegeve të saja, me të cilat e filloi karrierën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme