PSG e feston titullin kampion

23:00 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

PSG-ja është kampione e Francës për sezonin 2017/18. 

Edhe matematikisht, PSG e ka fituar titullin e Ligue 1, duke e shkatërruar Monacon në “Parc des Prines”, ndeshje që përfundoi 7-1, shkruan Gazeta Express.

Giovani Lo Celso 14’ e 28’, Edinson Cavani 17’, Di Maria 20’ e 58’, autogol Radamel Falcao 76’ dhe Julian Draxler 86’ shënuan për PSG-në, kurse golin e nderit për mysafirët e realizoi Rony Lopes 38’.

Me këtë fitore, PSG-ja është edhe matematikisht kampione e Francës për herë të shtatë në histori, 5 xhiro para fundit të edicionit në Ligue 1.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme