Befason ish-ushtaraku anglez: Assad e ka fituar luftën në Siri!

22:51 | 15 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ish-kreu i  Forcave Speciale të Britanisë së Madhe ka kundërshtuar pretendimin e Theresa May se Presidenti Assad ishte pas sulmit kimik në Douma.

Gjenerali i Përgjithshëm Jonathan Shaw tha: “Pse do të përdorte Assad armë kimike në këtë kohë? Ai e ka fituar luftën!”, transmeton portali arbresh.info

“Dhe ky nuk është vetëm mendimi im.  Njejtë mendojnë edhe komandantët e lartë në ushtrinë amerikane. Nuk ka arsye për përfshirjen e Assadit”, shtoi ai.

“Ai i ka bindur rebelët që të largohen nga zonat e pushtuara. Ai e ka fituar territorin e tyre. Pse do të shqetësohej ai të hidhte armë kimike”, vazhdoi tutje ish-gjenerali.

Duke folur eksluzivisht për “The Mail”, ish komandanti i SAS dhe Regjimentit të Parashutistëve shtoi se “xhihadistët dhe grupet e ndryshme të opozitës që kanë luftuar kundër Assadit kanë shumë arsye për të kryer një sulm kimik dhe të bëjnë të duket sikur e ka kryer Assadi”.

SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca kanë kryer një sulm ajror mbi disa baza ushtarake të Sirisë, si përgjigjje kundër sulmit me armë kimike të kryer në Douma, ku mbetën të vdekur 70 persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme