Derbi i kryeqytetit italian përfundon pa gola

22:44 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Roma dhe Lazio kanë barazuar pa gola, në derbin e xhiros së 33-të të Serie A.

Që të dy skuadrat janë duke luftuar për një vend, në top katërshe që siguron futbollin evropian sezonin e ardhshëm.

Në sfidën e zhvilluar në Olimpico, dy skuadrat kishin rastet e veta dhe u bë një sfidë e bukur për tifozë, ku munguan vetëm golat.

Rastin më të mirë e kishte Roma, kur Edin Dzeko goditi shtyllën e portierit shqiptar, Thomas Strakoshës.

Nga kjo ndeshje më shumë fitoi Interi, që gjendet në pozitën e pestë me 60 pikë, ndërsa Roma e Lazio që morën vetëm nga një, duke ndarë pozitat 3 dhe 4 me nga 61 pikë.

Tri skuadrat në fjalë, po luftojnë për dy vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme