Thaçi e uron Gjukanoviqin

22:19 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Millo Gjukanoviqin për fitoren e tij, në zgjedhjet e mbajtura sot në Mal të Zi.

“Urime mikut tim të vjetër, Millo Gjukanoviq për fitoren e tij në Mal të Zi. Kjo është një fitore për Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE”, ka “cicëruar” Thaçi në Twitter.

Ai më tutje ka shkruar që pret një bashkëpunim për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Deputeti i kësaj partie, Milos Nikoliq thotë se bazuar në 80 për qind të votave të numëruara, Milo Gjukanoviq prin me mbi 54 për qind të votave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme