Manchester City ka fituar titullin në Premier League pas humbjes që Manchester United pësoi në shtëpi kundër WBA.
Manchester City e ka fituar titullin e pestë në histori pas humbjes që Manchester United pësoi në shtëpi kundër WBA duke arritur rekordin e “Djajve të Kuq” dhe Evertonit.
City edhe matematikisht fitoi titullin kampion pesë ndeshje para fundit të edicionit, një gjë të tillë më parë e kishin arritur vetëm Manchester United (1907/08 dhe 2000/01) si dhe Evertoni (1984/85).
Menjëherë nuk ka munguar festa e futbollistëve në rrjetet sociale. Duke nisur nga gëzimi i treguar “live” nga Vincent Kompany në “Instagram” te reagimet e Kyle Walker dhe Benjamin Mendy, me të vërtetë gazmore për këta dy lojtarë që u shpallën për herë të parë kampionë të Anglisë.
Edhe De Bruyne, Leroy Sane, Sergio Aguero e disa lojtarë kanë postuar mesazhe feste në rrjete sociale… /Gazeta Express/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...