Pas këtyre ditëve me temperatura të larta , vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Nga dita e hënë deri të mërkuren moti nuk do të jetë stabil , i përcjellur me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende rigat do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar.
Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...