Haley: SHBA-të do vendosin sanksione të reja mbi Rusinë

19:33 | 15 Prill 2018
Trina Galanxhi

“Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja mbi Rusinë për shkak të dyshimeve për sulmin e kryer kimin në Douma nga regjimi i Bashar al-Assad”, ka deklaruar ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley.

Ajo ka shtuar se sanksionet do të shpallen të hënën nga sekretari i thesarit Steve Mnuchin dhe kanë për synim kompanitë që furnizuan Damaskun me paisje dhe materiale të tjera që lidhen me armët kimike, transmeton portali arbresh.info

Vendimi vjen pas sulmeve ajrore në Siri të kryera nga forcat amerikane, britanike dhe franceze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme