Trupat e policisë kufitare afgane dhe forcat paramilitare të Pakistanit janë përleshur afër kufirit të kontestuar të të dyja vendeve, duke lënë disa të vdekur e të plagosur nga të dyja palët, kanë njoftuar zyrtarë afganë dhe ata pakistanezë.
Zyrtarët afganë të sigurisë i kanë thënë Radios Afganistani i Lirë më 15 prill se në provicën lindore, Khost kanë vdekur gjashtë paramilitarë pakistanezë.
Zyrtarët pakistanezë i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se dy ushtarë pakistanezë janë vrarë.
Në përleshje janë vrarë edhe një zyrtar policor së bashku me një banor të provincës.
Përgjegjësi provincial, Abdul Hanan i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se përleshjet kanë nisur në tri zona afër kufirit pasi trupat pakistanezë kanë injoruar paralajmërimet për të mos kaluar kufirin.
Pretendimet e Hanan nuk janë konfirmuar ende.
Afganistani akuzon Ushtrinë Pakistaneze për sulm ndaj civilëve dhe bazave të sigurisë në kufirin e kontestuar.
Këto akuza i mohon Pakistani.
Pakistani pretendon se është subjekt i sulmeve të militantëve talibanë të Pakistanit, për të cilët Islamabadi deklaron se janë në zonën e kufirit afgan./REL/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...