Ish ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq ka thënë se Serbia po mashtrohet nga Bashkimi Evropian në lidhje me zgjidhjen e problemit me Kosovë.
Jeremiq po e sheh si problematik antarësimin e Serbisë në BE, sipas tij edhe nëse politika serbe gjenë zgjidhjen e çështjes me Kosovën ajo prap nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan gazetametro.net.
“Është e vërtetë se është e vështirë të imagjinohet hyrja e Serbisë në BE me çështjen e pazgjidhur të Kosovës, por është gjithashtu e vërtetë se Serbia nuk bashkohet me BE edhe nëse ajo e zgjidh çështjen me Kosovën. Është e qartë se në Evropën në këtë kohë nuk ka vullnet politik të nevojshëm për pranimin e shteteve të reja, pavarësisht nëse ata kanë një çështje të hapur territoriale apo jo”, ka thënë Jeremiq gjatë një interviste me televizionin shtetëror serb.
Jeremiq i cili tani është Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, është një kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...